4 Shtator, 2017

Jay-Z i uron ditëlindjen Beyonce-s, në mes të koncertit!


Sot Beyonce feston 36-vjetorin e lindjes. Nënë e tre fëmijëve, e Blue Ivy-t dhe binjakëve Sir dhe Rumi Carter. Por si e uroi për ditëlindje këngëtaren bashkëshorti i saj, reperi Jay-Z? Ai ka qenë duke performuar në Festivalin “Made in America” në Filadelfia dhe Beyonce po e ndiqte festivalin bashkë me vajzën e madhe pranë publikut. “Bukuroshja Bey ndodhet këtu sonte.

Gëzuar ditëlindjen, e dashura ime!”, ka thënë Jay-Z e më pas e gjithë turma e fansave i ka kënduar asaj këngën e ditlindjes!” Beyonce  dhe Blue Ivy i janë përgjigjur reperit me buzëqeshje dhe kërcime tepër argëtuese.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al