10 Prill, 2019

Ishte heroi i Totenhemit, prezantuesja gafë me futbollistin e njohur


Son ka qenë heroi i Totenhemit mbrëmjen e djeshme ku shënoi golin e fitores ndaj Mançeter Sitit. Megjithatë, prezantuesja e njohur, Ilaria D’Amiko bëri një gafë me lojtarin. Kujtojmë se Son është me origjinë nga Korea e Jugut.

“Me gjithë respektin ndaj Son, duhet të kujtojmë se ai nuk vjen nga një regjim demokratik”, u shpreh prezantuesja. Ishte gazetari Paolo Kondo ai që e korrigjoi duke shpjeguar se Son vjen nga Korea e Jugut dhe jo ajo e Veriut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al