25 Dhjetor, 2017

Inva Mula zbulon detajet e ‘’Virtuozët’’, ja kur nis programi i talenteve të reja


Sopranoja me famë botërore Inva Mula  ka qenë e ftuara e radhës në puntatën e kësaj të hënë në emisionin ‘’Rudina’’.  Inva ka surprizuar teksa në studio është shfaqur me vajzën Ninën dhe qenin e tyre. Ajo ka folur më shumë edhe rreth planeve që e mbajnë në Shqipëri aktualisht.

Ajo do të vij shumë shpejt me programin ‘’Virtuozët’’ , një patentë franceze e cila do të promovojë talentet në instrumenta muzikorë dhe muzikën klasike. Programi do të nis në fillim të shkurtit në disiplinat e baletit, kantos dhe instrumentit./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al