11 Mars, 2023

Ina Rama “fshihet” në Bllok/Fotot e ish-kryeprokurores me mikeshat dhe aksesorët luksozë


Ish-kryeprokurorja Ina Rama është ndër figurat, që më së shumti ka preferuar të qëndrojë larg zhurmës politike. Që nga largimi i saj nga posti i rëndësishëm, dalje për të kanë qenë dhe më të rralla, duke u profilizuar te profesioni i saj.

Por, është e pamundur t’i shpëtosh syrit të paparacit tonë, e sidomos nëse zgjedh të frekuentosh zonën e IshBllokut. Ish-kryeprokurorja është kapur “mat” së bashku me dy mikeshat e saj, teksa ka qenë duke përshkruar rrugicat e Bllokut. Ajo që na ra në sy që në momentet e para janë linjat elegante, që Rama gëzon. Por nuk mund të rrinim pa përmendur edhe stilin e veshjes, që duhet thënë na mahniti. Ishkryeprokurorja është shfaqur me një pallto ngjyrë pana deri te kyçi i këmbëve.

Poshtë veshjes, dukej se zonja Rama mbante veshur një fustan plot ngjyra. Duket se prania e fotografit e ka “intimiduar” ishkryeprokuroren, e cila si për t’iu fshehur objektivit ka ulur kokën. Por, natyrisht që nuk i ka shpëtuar pozës. Një tjetër detaj që na mori vëmendjen është edhe çanta e saj. Në pamje të parë, duket si një çantë e firmës “Luis Vuitton”, që duhet thënë është ndër markat më të shtrenjta sa i përket çantave.

Megjithatë, Rama është përpjekur që mos ta ekspozojë shumë në këtë shkrepje. Nuk e dimë nëse një luks të tillë, ajo mund t’ia lejojë vetes, apo në fakt aksesori i saj është një imitim i mirë. Sa i përket daljeve publike, Ina Rama i ka pasur gjithnjë të rralla, duke u fokusuar vetëm te detyra si zyrtare e lartë. Nëse kthehemi pas në vite, do të gjejmë një rrëfim të sajin, për postin, që për kohën kur ajo e mori ishte ende një tabu.

Në intervistën e dhënë, ish-kryeprokurorja flet si rrallëherë për jetën e saj larg zyrës në Prokurori. “Asnjëherë nuk e kam besuar se që të kesh sukses në një profesion, jashtë atyre që kanë të bëjnë me artin, të nevojitet edhe një paraqitje e mirë fizike. Ajo vlen vetëm në çastin e parë, kur hyn në një ambient të ri dhe vetëm kaq. Veçanërisht në këtë lloj profesioni do ta lija pamjen jashtë çdo ndikimi për sukses, të paktën unë nuk e konsideroj aspak si një armë drejt fitoreve. Në të vërtetë nuk ndjek ndonjë model, dhe nuk më ka pëlqyer kurrë kjo gjë.

Është thelbësore që të jem vetvetja në ato që bëj dhe të ndihem në paqe me veten dhe me ato parimet e mia, mbi të cilat kam ngritur ekzistencën. Këshillat për sjelljet në publik i kam marrë që fëmijë, nëpërmjet prindërve të mi. Sigurisht që këshillat e tyre nuk kishin parasysh se unë do të bëhesha një ditë një person publik, por vetëm se duhej të bëhesha një person që sillet mirë në shoqëri, që di të komunikoje dhe të njohë vlerat e atyre që e rrethojnë. Por, unë besoj se kjo ka vlejtur po njësoj. Të tjerët munden ta paragjykojnë dhe jam e bindur se kjo ndodh në të shumtën e rasteve.

Por, të ndjehesh ti vetë e paragjykuar sepse je femër, ky është kompleks inferioriteti dhe për mua është e patolerueshme. Mendoj se kjo është beteja e parë që një femër që aspiron të jetë dikush duhet ta fitojë. Në rast se kjo nuk ndodh, zor se mund të ketë fitore të rëndësishme drejt aspiratës së saj.

Mendoj se çdo lloj pune varet nga vullneti i njeriut që merr përsipër ta bëjë, nga ajo që ai do të arrijë dhe prioritetet e tij. Vendimmarrja është një proces njerëzor dhe nuk lidhet me gjininë. Se cili arrin të marrë më lehta vendimet, a cili drejton më mirë, kjo mbetet gjithmonë e lidhur me individin dhe profesionalizmin e tij”, shprehej në atë kohë Ina Rama, e cila sapo kishte marrë detyrën si kryeprokurore e vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al