22 Shtator, 2018

I habiti të gjithë, bashkëshortja e këngëtarit shqiptar shkon me fustan dhe atlete në dasmë (FOTO)


Kryefjala e momentit në mediat rozë është dasma madhështore e reperit Gjiko me moderatoren Elita Rudi, të cilët një ditë më parë kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Edhe pse çifti dëshironte që ceremonia e dasmës të ishte private, të ftuarit VIP nuk kanë ngurruar që të publikojnë foto dhe video nga dita më e veçantë për Gjikon dhe Elitën.

Ndër të ftuarit ishte edhe këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu së bashku me bashkëshorten e tij, Arianën. Kjo e fundit i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj në “Instagram” teksa ka postuar një foto ku shfaqet me fustanin e kuq, të cilin e ka kombinuar me atlete.

Nuk dihet nëse vërtetë Ariana ka shkuar me atlete në dasmë, apo i ka veshur thjesht për të bërë një foto.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al