I ruan me fanatizëm detajet e dashurisë që po jeton Hueyda el Saied. Do të donte të tregonte shumë për njeriun që i ka rrëmbyer zemrën, por siç thotë duke qeshur, po aq sa është e dashuruar me të, po aq është edhe xheloze.
Mjafton të thuhet që ata kanë shumë vite që njihen dhe se kjo miqësi tanimë është shndërruar në një lidhje të fortë, fundi i së cilës mund të merret me mend… Por si ka ndikuar kjo lidhje tek ajo dhe i biri, Gabriel?
Si janë sot marrëdhëniet me të atin e Gabrielit? Për këto dhe të tjera, për festat dhe dhuratat e këtij fundviti, Hueyda ka rrëfyer për revistën Who. Hueyda ka treguar se djali i saj Gabrieli është takaur me të dhe janë kënaqur shumë duke luajtur së bashku.
Pyetjes se a mundon dilema në qoftë se do ta pranojë djali, si do të jetë kjo lidhje mes atyre të treve show-girl-ja është shprehur se Gabrieli e ka një baba që e do shumë dhe sipas saj ku ka dashuri, ka vend për të gjithë.
Gabrieli ka një baba, të cilin e do shumë dhe parneri im nuk kërkon të zërë vendin e të atit… Unë mendoj se ku ka dashuri, ka vend për të gjithë”- thotë Hueyda el Saied.
Ndërsa pyetjes së si janë marrëdhëniet me babin e djalit të saj, Hueyeda është përgjigjur shkurt dhe thjeshtë se është një marrëdhënie që i shkon për shtat një ndarjeje, ku në mes është një fëmijë.
“Një marrëdhënie logjike, delikate, komplekse, një koktejl pikant që i shkon për shtat një ndarjeje ku në mes është një fëmijë”- vijon ajo.
Burimi/ Revista Who/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al