25 Nëntor, 2017

Huawei Honor V10 gati për të dal në treg, ja parametrat që e diferencojnë


Huawei Honor V10 do të lancohet më 28 nëntor në tregun botëror dhe pritet të ketë sukses, referuar risive që janë bërë publike deri më tani në mediat online.  Nuk duket tamam si imazhet që kemi parë nga listat TENAA të V10, por simbol i Honor nën ekran i jep atij njëfarë kredibiliteti dhe mundësie për ta testuar nëse mund të jetë telefoni që përmbush nevojat tuaja.

Honor V10 do të sjellë tiparet më klasike të kësaj marke, kur të hidhet në treg.

Referuar avantazheve mësohet se në pjesën e përparme do të ketë një ekran 5.99 inç 18: 9 me rezolucion 2160x1080px. Në anën e pasme do të ketë një kombinim me kamera 16MP + 20MP. Brenda do të ketë procesorin Kirin 970 me 6GB RAM.  /Gsmarena/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al