21 Shtator, 2017

Heronjtë e uraganit Harvey! Fotoja që përloti botën


Uragani Harvey në Hjuston të Teksasit la pas shumë shkatërrime si në njerëz dhe po ashtu edhe dëme materiale.

Si asnjëherë më parë, njerëzit u bënë bashkë për të përballuar këtë fatkeqësi. Nuk ishin vetëm shqiptari 31-vjeçar që kontribuoi për të shpëtuar banorët nga përmbytja. Heronjtë ishin gjithandej, por shumë pak u zbuluan për publikun.

 

Një prej tyre ishte edhe oficeri i policisë Daryl Hudeck. Ai u fotografua teksa mbante në krah Catherine Pham dhe djalin e saj 13-muajsh, Aiden. Ai i nxori nga shtëpia e tyre, që ishte përmbytur nga ujërat. Një foto prekëse dhe njerëzore, në ato të vështira, që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale në Amerikë për dimensionin e saj human.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al