25 Tetor, 2017

Hëngri një peshk të papërpunuar, iu shfaq një parazit që i hante mishin për 6 vite


Një vajzë adoleshente ka përjetuar tmerr për gjashtë vite më radhë pasi ndiente herë pas here dhimbje shumë të forta në të gjithë trupin.

Carly Goff tha se ndiente dhimbje tmerrësisht të forta, një lloj djegieje në duar, sy, fytyrë e kudo, sikur po e digjnin me acid.

Pas vitesh të tëra analizash dhe ekzaminimesh, mjekët më në fund arritën të gjejnë arsyen e të gjithë kësaj vuajtje. Para gjashtë vitesh Carly kishte ngrënë një peshk të papërpunuar, i cili kishte pasur një parazit i cili ushqehet me mish. Ishte pikërisht kjo arsyeja se përse ajo ndiente djegie dhe dhimbje të cilat në 6 vite i kishin krijuar makthe.

Pas këtij zbulimi, mjekët nisën menjëherë kurën për eliminimin e parazitit, duke i kthyer më në fund një jetë normale adoleshentes australiane.

Doktor Bernard Hudson tha se paraziti mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk trajtohet. Ai mund të pushtojë çdo sistem të organeve, mushkëritë, trurin, të hyjë në fshikëz, mëlçi, kudo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al