24 Prill, 2024

Heidi Baçi e prekur nga Romeo, Jul Deda ia thotë “troç” banores: Ti je dashuria e tij e dytë! Egla: Je pa atë, ai është më i tërhequr nga…


Aktorja Egla Ceno gjatë një bisede me Heidi Baçin i tha kësaj të fundit se partneri banores, Romeo Veshaj është më i tërhequr nga Julian Deda sesa nga ajo

Konkurrenti e la vetëm në suitë Heidin dhe u largua për të debatuar me Julin në oborrin e shtëpisë së “BBVIP”, ndërsa kjo gjë e ka mërzitur shumë të dashurën e tij.

E teksa në një moment Juli futet në suitë, Heidi e pyet: “Ti deri tani ishe duke debatuar me Romeo?”

“Ishte te dashuria e tij e parë, ti je e dyta zemër”– iu përgjigj aktori, duke nënkuptuar se Romeo i kushton më shumë vëmendje atij sesa Heidit.

 

Pjesë nga biseda:

Egla: Çe do ti këtë? Për Zotin ta them sinqerisht. Ti je pa atë, ai është më i tërhequr nga Juli në këtë moment

Heidi: Jo është në dhomën e rrëfimit

Egla: Jo është jashtë duke bërtitur

Graciano: Leje mos ja prish qefin

Egla: Qefin ja prishin ai jo unë. Çfarë bën jashtë o burrë? Gjithë muajin e la duke pritur se nuk besonte, tani po mban të njëjtin qëndrim.

Juli futet në suitë

Heidi: Ti deri tani ishe duke debatuar me Romeo?

Juli: Duke debatuar me Romeon!

Heidi: Ku ishte Romeo deri tani?

Juli: Ishte te dashuria e tij e parë, ti je e dyta zemër

Heidi: Je ti?

Juli: Tani ti e kupton këtë gjë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al