19 Qershor, 2018

Grida Duma: “A ka ndonjë personazh që nuk është baltosur në këtë vend”


Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ka ndarë disa mendime rreth kostove që ka një personazh publik dhe si ndihet ajo kur e sulmojnë.

“Janë momente të vogla ato dhe besoj se çdo njeri i ka ato reflektime. Them se e kam ndjekur thirrjen që kam brenda vetes sime. Por unë dua të përçoj një mesazh. A është politika aura më e mirë? Duket se në Shqipëri politika ka privatizuar çdo gjë dhe median gjithashtu. Ka disa momente të vogla, siç është baltosja nëpër portale. Është një kosto mendore, pa diskutim. Por cila është kosto mendore, që disa njerëz po të shajnë? Jo, asnjë problem nuk kam me këtë. Gjithmonë duhet të bëjmë numërimin që ka 3 njerëz që na shajnë, ndoshta dhe 300, por janë 3.000 apo 300.000 ato që na duan. Por e mirëkuptoj baltosjen deri në një masë të caktuar sepse njerëzit kanë nevojë të shfryjnë dhe mund të jenë të painformuar apo me një zili si pasojë e jetës së keqe. Edhe nëse ne do të bënim një dialog të gjatë, a do të gjenim një personazh të vetëm, të cilin ky vend nuk e ka baltosur? Edhe njerëzit me të cilët jemi nderuar me çmime ndërkombëtare, nuk i kanë shpëtuar baltosjes. Nuk i ka shpëtuar askush”, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al