15 Tetor, 2018

Gjyshja lejon të dashurin që të abuzojë me mbesën 20-muajshe, ajo qëndron aty për të parë…


Një gjyshe ka lejuar që mbesa e saj 20-muajshe të abuzohet seksualisht nga i dashuri i saj, pasi zbuloi se ai ishte i fiksuar për të kryer marrëdhënie seksuale me vajza të vogla.

Gruaja nga Adelaide qëndroi aty për të parë 35-vjeçarin Shane Alan Hartley ndërsa abuzonte me mbesën e saj.

47-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, u dënua sot me katër vite e katër muaj burg.

“Dialy Mail” shkruan se 35-vjeçari do kalojë të paktën 10 vite e 2 muaj pas hekurave për abuzim me fëmijë dhe shpërndarjen e materialeve të shfrytëzimit të fëmijëve me gati 100 pedofilë në të gjithë botën.

“Kush mund ta mendonte se gjyshja do të lejonte t’i bëhej një gjë e tillë mbesës”, tha gjyqtari Liesl Chapman.

Ndërkohë çifti u takua në vitin 2017 dhe Hartley i dërgoi mesazh gruas se ishte i interesuar për të kryer marrëdhënie me vajza të vogla. Ai i kërkoi një fotografi të mbesave të saj, të moshës 20-muajshe dhe nën 12-muajshe.

Pasi ajo pranoi që t’i dërgonte fotot, gruaja mori mbesën 20-muajshe dhe e dërgoi në shtëpinë e pedofilit në rrethinat veriore të Adelaide në gusht 2017, ku edhe e abuzoi seksualisht.

“E vogla është abuzuar shumë keq, sa shpeshherë zgjohej natën e frikësuar dhe me reagime të dhunshme. Madje vogëlushja refuzonte të hynte në një dhomë ku kishte meshkuj”, ka thënë gjyqtari.

Ndërkohë Hartley u arrestua më 23 gusht 2017, dhe policia gjeti qindra video dhe fotografi me materiale të shfrytëzimit të fëmijëve. 35-vjeçari u dënua fillimisht me më shumë se 13 vjet burg, por iu ul një vit dënimi pasi bëri një dëshmi kundër një pedofili nga Kanadaja.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al