4 Shtator, 2017

Gaz Paja zbulon të dashurën në dasmën e Besit me Xhensilën


Aktorin e njohur Gaz Paja e shohim shpesh në publik të shoqëruar mes miqsh , por sa i takon jetës private ky i fundit është shumë i rezervuar dhe thuajse nuk flet kurrë. Këtë herë, në fakt, Gazi duket se ka dalë paksa zbuluar dhe pikërisht në dasmën e mikut të tij Bes Kallaku.

Teksa mikrofoni i “Pasdite në Top Channel” i është drejtuar aktorit për një përshtypje për dasmën e miqve të tij, në krah Gazit shfaqet një vajzë bionde simpatike, e cila e shoqëron. Burime për Blitz.al tregojnë se me të njëjtën vajzë, Gazi është parë edhe teksa ka pushuar në jug të vendit këtë verë, çka na bën të besojmë se është pikërisht ajo vajza me të cilën Gazi po ndan një histori të këndshme dashurie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al