28 Shtator, 2022

Ftohje marrëdhëniesh mes vëllezërve Veshaj dhe Mozzik prej Beatrix Ramosajt? Ja detaji që mori vëmendjen e rrjetit


Mozzik prej vitesh ka një raport shumë të ngushtë me vëllezërit Veshaj, Romeon dhe Donaldin. Sikurse e kemi parë në rrjetet sociale ata shoqërohesh shpesh bashkë dhe gjithmonë mbështesin njëri-tjetrin për projektet e tyre, e jo vetëm

E  duke qenë se jemi te mbështetja, ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave së fundmi është mungesa e mbështetjes nga dy aktorër për reperin i cili lançoi këngën e tij të re, dedikuar së bijës pak ditë më parë.(KLIKO) Ky projekt i ndjerë i cili flet për distancën mes Mozzik dhe Hanës pasi artisti u nda nga Loredana është vlerësuar shumë nga njerëzit dhe figurat publike që e ka shpërndarë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Por, nuk ka patur asnjë postim nga Donaldi dhe Romeo, që gjithmonë e kanë mbështetur Mozzik dhe Getinjon. Gjithsesi, ky mund të mos jetë një tregues i raporteve mes tyre, ndonëse duket e çuditshme në sytë e ndjekësve që e dinë sa raport të ngushtë kanë djemtë.

A ka lidhje Beatrix Ramosaj?

Në rrjet një nga teoritë që po qarkullon është se në ftohjen e tyre mund të ketë ndikuar Beatrux Ramosaj. Kjo e fundit për flitet se është bërë pjesë e labelit të Mozzik dhe Getinjo “2 Euro”.

Disa javë më parë këngëtarja ndau disa foto në rrjetet sociale që i shoqëroi me mbishkrimin “2 EURO”. Dy vëllezërit Mozzik dhe Getinjo prej kohësh kanë themeluar shtëpinë diskografike ‘2 EURO’, e madje së fundmi kanë treguar edhe studiot e reja që kanë ndërtuar duke zbuluar se po punojnë me artistë të rinj.

 Dhe duket se Beatrix është një prej tyre. Ç’ka ka ngritur edhe më shumë dyshime ka qenë komenti i Getinjos i cili shkruan: “Gang”. Pra, ‘2 Euro gang’ slogani aq i përdorur në çdo koncert nga ai dhe Mozzik.

Situata e zhurmshme në ‘BBVIP’

Raporti i ngushtë  mes Donaldit dhe Mozzik do merrte shumë vëmendje në fillim të vitit kur aktori ishte në “Big Brother VIP”. Reperi ishte ftuar të performonte por ai nuk i kurseu fjalët e mira për aktorin duke e konsideruar si ‘mjalta e shtëpisë’ ndonëse i ishte kërkuar mos të tregonte favorizime. Më pas ata u futën të dy të shtëpinë e famshme, gjë që ishte e ndaluar nga rregullorja. Donaldi u penalizua për këtë duke shkuar në televotim me personat më të nominuar nga banorët. Po ashtu, ai nuk mori pjesë në televotimin për të zgjedhur finalistin e parë.

Asokohe Mozzik bëri vetëm një reagim në rrjetet sociale duke shpërthyer ndaj banorëve dhe njerëzve që e kritikuan. Më pas ai deklaroi në emisionin e Donaldit: 

“Aty brenda unë u futa të them të drejtën me shumë respekt edhe për pjesëtarët e tjerë që kanë qenë aty. Të betohem në Zot që kishte emra që nuk e dija fare që ishin aty. Nuk është se e kam përcjell gjithë kohën. Nuk ka qenë asnjë plan, as nuk i kam treguar askujt as çfarë të flas aty, kam hyrë vetëm direkt për të parë Donaldin dhe për t’i kënduar disa këngë. Në momentin që kishte kohë që nuk e kisha takuar këtë, pak u humba dhe harrova që jam para kamerave, ideja ishte që të mos e nënvlerësoja asnjërin aty, të gjithë njësoj kanë qenë por që e kam më shumë shpirt këtë s’kam çfarë të bëj”,– tha ai në “Më lër të flas”.

Ndërkohë i pyetur se nëse do i jepej mundësia sërish ta bënte këtë gjë si do vepronte, Mozzik tha se nuk do ndryshonte gjë, madje u shpreh se që në hyrje do i kishte uruar Donaldit fitoren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al