1 Maj, 2021

Frikësohet për jetën e saj dhe të vajzës, milionerja Kylie Jenner merr urdhër mbrojtje ndaj 27-vjeçarit që …


Kylie Jenner ka marrë një urdhër mbrojtje ndaj një 27-vjeçari që hyri pa leje në vilë.

Ylli i klanit Kardashian i kërkoi gjykatës një urdhër mbrojtje 5-vjeçar, duke thënë se frikësohet për jetën e saj dhe të vajzës.

Megjithatë gjykata vendosi që Shaquan King duhet të qëndrojë të paktën 90 metra larg miliarderes për 3 vitet e ardhshme. Gjithashtu ai nuk duhet t’i afrohet nënës së saj, Kris Jenner dhe motës, Kendall, në banesën e së cilës, King hyri gjithashtu.

Sipas TMZ, i riu u arrestua në fund të marsit pasi policia e gjeti duke u larë nudo në pishinën e supermodeles Kendall Jenner. Ai qëndroi në burg për 6 orë dhe më pas u lirua sërish.

Dhe tani, sipas urdhrit të gjykatës, 27-vjeçari nuk duhet të kontaktojë me femrat Jenner “në mënyrë direkte ose indirekte, në çfarëdo mënyre apo forme”.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al