25 Shkurt, 2024

Fotot nga paparazzi/ Rivale në sallë, por mike jashtë Kuvendit! Ministrja e PS-së dhe deputetja e opozitës shfaqen ndryshe në oborrin e Parlamentit


Kemi folur shpesh për miqësi, që tejkalojnë ndasitë politike. Dhe kjo foto, sapo na zbuloi një tjetër lidhje, që deri më sot nuk e dinim.

E kemi fjalën pikërisht për ministren e Bujqësisë, Anila Denaj dhe deputetet nga rradha e çamëve, Mesila Dode. Teksa kjo e fundit ka mbërritur në seancën plenare, si çdo të enjte, mikesha e saj nga rradhët e Partisë Socialiste, jo vetëm ka ndaluar hapat, por edhe është kthyer mbrapa, për ta takuar Mesilën.

Ashtu edhe si duket, dy zonjat e politikës, janë puthur përzemërsisht me njëra-tjetrën, duke harruar për pak sekonda atë çfarë të dyja përfaqësojnë politikisht.
Një situatë kjo që nuk ndodhë shpesh, mbi të gjitha me takime kaq të ngrohta, por dy zonjat duken të pashqetësuara për politikën, të paktën në këto momente, ku nuk kanë ngurruar të vijojnë të qëndrojnë së bashku deri tek hyrja e Parlamentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al