7 Prill, 2024

Fotot nga paparazzi/ Me gisht të fashuar, çfarë i ka ndodhur deputetit Dashamir Shehi?


Prej shumë vitesh pjesë e politikës shqiptare, Dash Shehu e ka treguar tashmë që pak ka të përbashkët me politikanët klasik. Megjithatë angazhimi i tij, ka ruajtur përherë seriozitetin që politikës i duhet. Por në media, shpesh është përfolur për natyrën e tij pa shumë komplekse dhe për deklaratat gazmore që jep.

Shpesh e kemi sjellë në faqet tona, për detajet e ndryshme që vetëm një personazh si ai mund tu sjellë.

Por këtë herë, ajo që na ra në sy, ishte një aksident i vogël që i kishte ndodhur deputetit.

Teksa ka qenë duke dalë nga senaca plenare ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte gishti i dorës i fashuar, ku me siguri është çarë. Megjithatë, ky dëmtim nuk e ka shqetësuar aspak deputetin, i cili ka vijuar njësoj me angazhimin e tij, por edhe me lëvizjen e duarve, ndonëse me një gisht më pak, të paktën momentalisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al