26 Shkurt, 2022

Fotot nga paparazzi/ LSI në sinkron, deputetët të fokusuar tek “WhatsApp” gjatë seancës


Deputetët e LSI shfaqen përgjatë gjithë kohës së bashku. Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili madje vijnë e ikin së bashku nga seanca plenare.

monika kryemadhi1

Të ulur në fund të sallës, ata duken në sintoni të plotë me njëri-tjetrin. Teksa në sallë vijonin fjalimet, akuzat dhe deklaratat, grupi i LSI është fotografuar i pashqetësuar duke lundruar online.

Ashtu si mund ta dalloni edhe në fotot e publikuara nga ‘Panorama Plus’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë duke çatuar në ‘WhatsApp’, ashtu si edhe numri dy i kësaj partie, Petrit Vasili.

Po e përqendruar tek telefoni ka qenë edhe deputetja Xhixho, por ndryshe nga dy bashkëpunëtorët e saj, Erisa ka qenë duke shfletuar disa foto në galerinë e saj.

/Panoramaplus.al

monika kryemadhi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al