27 Nëntor, 2022

Fotot nga paparazzi/ Fjoralba Dizdari “chic” edhe për të blerë bukën!


Fjoralba Dizdari është ndër ato imazhe që rrallë ndodh ta shohim jashtë kuadrit formal. E duket se roli i saj i ri në politikë ia ka shtuar edhe më shumë seriozitetin.

Fjoralba Dizdari7

Gjithnjë e veshur “chic” dhe me shumë stil, tashmë daljet e saj në publik janë vetëm për angazhimin e saj pranë Partisë Demokratike.

Fjoralba Dizdari2

Por një ditë normale, me angazhimet më bazike nuk kishte sesi t’i shpëtonte paparacit tonë. Ashtu si shihet edhe në shkrepjet e fundit, Fjoralba është ‘kapur mat’ gjatë një dite të saj normale, ku i duhet të blejë edhe bukën.

Fjoralba Dizdari

E veshur me shumë stil, me këmishën e bardhë dhe transparente e me pantallonat e zeza, dhe shapka të sheshta. Si çdo bashkëmoshatare e saj, moderatorja ka blerë bukën dhe ka vijuar me ditën e saj, e pa shqetësuar nga sytë e kureshtarëve.

Fjoralba Dizdari3

Kohët e fundit përfshirja e saj në politikë ka qenë edhe më intensive, duke u bërë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike.

Fjoralba Dizdari1

Si pjesë e Këshillit Kombëtar, prezantuesja reagon shpesh në rrjetet sociale për tema të ndryshme, duke e marrë tashmë këtë angazhim si prioritet të sajin. Sa i përket jetës private, duhet thënë se Fjoralba është gjithnjë hermetike dhe preferon që pak të zbulojë në rrjetet sociale.

Fjoralba Dizdari4

Në gjithë këto vite në skenë, imazhi i saj është ndër më të dashurit dhe njëkohësisht më diskretët, duke u profilizuar kështu tek ata emra që zgjedhin të përdorin rrjetet sociale vetëm për karrierën e tyre.

Fjoralba Dizdari5 Fjoralba Dizdari6

© Panoramaplus.al