11 Shkurt, 2024

Fotot nga paparazzi/ Deputeti socialist i “fiksuar” pas aksesorëve të telefonit


Jemi mësuar ta shikojmë disi më të tërhequr nga zhurma mediatike që kolegët e tij kanë. Flasim për Lavdrim Krashin, që përfaqëson një model tjetër të deputetit në Parlamentin tonë.

Lavdrim Krashi

Megjithatë, këtë herë, kemi sjellë një anë tjetër të tijën, osë më saktë, pak nga Lavdrimi në kohën e tij të lirë. Deputeti ka qenë duke zgjedhur aksesorët për telefonin e tij, teksa paparaci ynë ka mundur t’ia shkëpusë këtë moment.

Lavdrim Krashi1

Ajo që vumë re është pikërisht fakti sesa me detaje po i shikon disa modele deputeti, për të përzgjedhur të preferuarin. Nga koha që po merr për një blerë të tillë, duhet thënë se patjetër ai bën pjesë tek ata persona që janë të apasionuar pas aksesorëve me detaje për telefonin e tij.

Lavdrim Krashi3

Kujtojmë që Krashi, ishte një zyrtar i rëndësishëm në Bashkinë e Londrës, kontribues në organizatat e emigrantëve shqiptarëve, si dhe aktivist i rëndësishëm i laburistëve britanikë, kur u ftua për t’u bërë pjesë e Parlamentit të vendit tonë.

Lavdrim Krashi2 Lavdrim Krashi4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al