Aktorja e humorit shumë e dashur nga publiku shqiptar, Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti i saj Mark Frroku prej katër vitesh kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre.
Çfiti i cili jetojnë të lumtur së bashku dhe familja e tyre janë bekuar nga Papa Françesku.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rudina përmes një postimi në Instagram.
“Shenjtëria e tij Françesku i jep Bekimin e tij të përzemërt Apostolik Mark Frrokut dhe familjes së tij.”- shkruhej në letrën e dhënë nga Papa.
Rudina ka një vajzë nga martesa e mëparshme, Viktoria, ndërsa edhe Marku ndan 3 fëmijë me ish-bashkëshorten e cila ka ndërruar jetë disa vitye më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.
ka një marrëdhënie të mirë me fëmijët e bashkëshortit, të cilët i don po shpesh herë ajo ka treguar se nuk është përpjekur kurrë që t’i zëvëndësojë vendin e nënës së tyre por të jetë një shoqe e mirë për ta. Të shumta kanë qenë rastet që Dembacaj ka treguar se meritën për marrëdhënien e mirë që ka me fëmijët është e Markut
“Nuk është merita ime, është totalisht e tyre, që kanë qenë të hapur të pranojnë një person të ri në familje. Iu mungon një shtyllë shumë e rëndësishme që është nëna. Nuk jam munduar kurrë të bëj nënën për ta, thjesht ka data të caktuara që unë e di që atyre iu vjen një moment që do mërziten dhe e kujtojnë më shumë nënën e tyre. Unë përpiqem të jem një shoqe. Është edhe meritë e Markut sigurisht, se ne si dy prindër mundohemi shumë që të ruajmë balancat me njëri-tjetrin, fëmijët me njëri-tjetrin patjetër. Ka qenë fat shumë i madh që ata janë aq të mrekullueshëm dhe kanë pranuar një person të ri bashkë me një fëmijë, që për ta Viktoria është një motër. Viktoria nuk ha nëse nuk jemi të gjithë bashkë. Ç’është kjo drekë pa Nardin dhe Ertën’. Kam pasur fatin që kam gjetur fëmijë të mrekullueshëm, të gjithë fëmijët janë të mrekullueshëm”- u shpreh ajo.
“Sot që flasim unë nuk e imagjinoj dot jetën time pa ta, në mënyrë absolute. Edhe kur kanë probleme, problemet e moshës, unë përpiqem të jem personi që vihet në pozicionin e tyre. Bëhem shumë më pak qortuese dhe mundohem të jap shembullin tim. Unë ata fëmijë i dua. Nuk ka recetë se si të sillesh me ata që do. Kur ka dashuri, nuk ka nevojë për recetë”, ka treguar Rudina.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al