5 Shkurt, 2023

Foto nga paprazzi/ Oriola Marashi dhuron skena ‘hot’ me mikeshën mbi krevat


Axhenda e saj javët e fundit ka qenë e ngarkuar. Shkak për këtë natyrisht është bërë pjesëmarrja e saj në pasarelat ndërkombëtare. Flasim për Oriola Marashin, që gjithnjë e më rrallë po e shikojmë në eventet e Tiranës. Aman kur vjen, e pamundur mos të provokojë.

E tillë ka qenë edhe pjesëmarrja e saj e fundit, ku modelja shoqërohej nga kolegia, Françeska Rustemi. Dy vajzat jo vetëm që shpalosën hiret e tyre, por nuk na i kursyen edhe fotot hot. Me poza nga shtrati, dy modelet nuk kanë ngurruar të bashkojnë këmbët duke dhuruar një shfaqje të vërtetë. Të veshura me geta transparente dhe me xhaketa që i mbulonin vetëm vithet, si Ori ashtu edhe Françeska kanë ngritur temperaturat edhe në këtë festë.

Sa i përket jetës private, Ori na ka lënë të kuptojmë se tashmë ka gjetur dashurinë. Një foto në “Instastoryn” e Oriolës së fundmi na lë të kuptojmë që ajo ka nisur një romancë të re. Marashi ka postuar disa trëndafila të kuq gjatë një darke dhe të gjithë e dimë që trëndafilat në këtë ngjyrë simbolizojnë dashurinë. Ndonëse asgjë nuk është konfirmuar, nëse është e vërtetë të gjithë jemi kuriozë të mësojmë kush është mashkulli që ia ka marrë zemrën Oriolës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al