5 Shkurt, 2023

Foto nga paparazzi/ Taulant Balla u kërkon foto me ngulm të ftuarve


Seancat plenare janë të gjata, të lodhshme dhe të mbushura me debate. Megjithatë ka edhe momente kur ka paqe. Një ndër to është edhe kur në Parlament vijnë të ftuar nga fusha të ndryshme.

Kjo është një mundësi e mirë për të takuar disa miq, por pse jo edhe për t’i memorizuar këto takime. E tillë është edhe kjo shkrepje, që si duket është kërkuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Kreu i grupit parlamen tar të PS, pasi ka kaluar disa minuta në bisedë me miqtë që ishin të ftuar në seancë plenare, ka kërkuar që të bëjë edhe një fotot me ta.

Si duket, Balla ka preferuar që shkrepja të bëhet tek shkallët e Kuvendit ku dhe ishin duke biseduar. Dhe rezultati final ishte ai që vetë deputeti kishte parashikuar. Fotoja me të ftuarit është shkrepur dhe duhet thënë se është ndër momentet më të paqta të seancës plenare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al