29 Janar, 2023

Foto nga paparazzi/ Princ Leka në Kuvend


Në ditët ndërkombëtare të kujtesës, akademikët dhe politika janë bërë bashkë për një nga kapitujt më të bukur të historisë sonë. Jo vetëm tek Akademia e Shkencave, por edhe në Parlament është rikthyer e shkuara, me bashkëjetesën e hebrenjve dhe shqiptarëve.

Veç politikanëve, të ftuar ishin edhe shumë personalitete nga fusha të ndryshme. Natyrisht që në këtë seancë kaq speciale nuk kishte si të mungonte edhe Princ Leka. Ndonëse në të përditshmen e tij jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë sportiv dhe të veshur “casual”, për një rast të tillë natyrisht që tabloja do ndryshonte. Paparaci ynë ka mundur të fotografojë Princit, ku pasi ka lënë seancën plenare, ka kaluar kohë me miqtë e tij politikanë. Natyrisht që kahu politik për të nuk ka shumë rëndësi, sepse miqtë i ka nga të dyja forcat. I veshur me kostum dhe gjithnjë elegant, Leka ka treguar nëpërmjet këtyre takimeve edhe miqësitë e tij me politikanët e vendit tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al