5 Mars, 2023

Foto nga paparazzi/ Monika Kryemadhi si “fashion icon”


Prej disa kohësh kemi evidentuar stilin e Monika Kryemadhit. Deputetja e Partisë së Lirisë është shndërruar në femrat e veshura më mirë të politikës sonë.

Thuajse në çdo dalje të saj, ajo zgjedh një kombinim mes zyrtares dhe sportives, mes stilit trend dhe atij formal. I tillë ka qenë edhe ky kombinim. Deputetja është shfaqur të enjten në Parlament me një kostum në ngjyrë pastel.

E veshur nga koka te këmbët me të njëjtën ngjyrë, Kryemadhi duket se di sesi të jetë komode, por pa harruar të jetë gjithnjë në trend me veshjet e saj. Kostumi është ndër prerjet më të kërkuara dhe të pëlqyera të vitit të fundit, duke u shndërruar në një ‘best-seller’. Duhet thënë se kjo pamje dhe ngjyrë i jep edhe më shumë sharm Monikës, që ditaditës vetëm përmirësohet në stilin unik që zgjedh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al