29 Janar, 2023

Foto nga paparazzi/ Mediu “nuk e lë” Gjekmarkajn të vishet


Agron Gjekmarkaj nuk mungon në seancat plenare. Gjithnjë i gatshëm të analizojë zhvillimet politike, jo vetëm në seancë, por edhe jashtë ai është ndër figurat që thuajse çdo të enjte është prezentë. Koha e tij jashtë seance kalon si e thuajse të gjithëve, biseda me kolegët, takime, telefonata, por pse jo edhe një kohë për veten, për të sistemuar veshjen.

E tillë është edhe kjo foto e shkrepur nga paparaci ynë. Agron Gjekmarkaj ka qenë duke veshur xhupin dhe shallin pasi ka dal nga Kuvendi, por kolegu dhe miku i tij, Fatmir Mediu nuk e ka lënë të qetë në këtë proces të shkurtër të tijin. Teksa Gjekmarkaj nxiton të vishet, Mediu nuk i largohet, duke vijuar të qëndrojë pranë tij në një bisedë në dukje miqësore. Nga ana tjetër, edhe deputeti, ndonëse në vështirësi duke u veshur, e vijon bisedën me kolegun përballë, përpara makinës së tij, duke mos u shqetësuar nga sikleti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al