29 Janar, 2023

Foto nga paparazzi/ Ina Zhupa e ngarkuar, por Agron Shehaj s’e ndihmon


Ditë e ngarkuar për opozitën në Kuvend. Të angazhuar maksimalisht me publikime faktesh, provat rreth implikimit të qeverisë në skandale të ndryshme, thuajse të gjithë deputetët kanë shumë për të rrëfyer. E një ndër to është edhe Ina Zhupa. Deputetja e qarkut të Vlorës, ka mbërritur në seancën plenare me disa dosje të trasha.

Në dalje, natyrisht që deputetja e Partisë Demokratike i ka marrë sërish me vete të gjithë dosjet. Fotografi ynë e ka kapur, ku sapo po dilte nga dera së bashku me kolegun Agron Shehaj. Duket se përfshirja në bisedë, e ka hutuar Agronin, i cili nuk e ka ndihmuar deputeten në gjithë ato dosje që mbante në duar. Duhet theksuar që deputeti i Vlorës është ndër politikanët më xhentil dhe gjithnjë i kujdesshëm, sidomos për koleget femra. Por këtë herë i hutuar apo nxitimthi, ai ka harruar ta ndihmojë Inën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al