5 Shkurt, 2023

Foto nga paparazzi/ Erion Braçe, një xhup dhe shumë xhiro në Kuvend


Jemi mësuar ta shikojmë shpesh sportiv, teksa bëhet pjesë aktive e seancave plenare. Flasim për Erion Braçen, që kur vjen puna për të bërë opozitën brenda pozitës, nuk kursehet. Këtë herë e kemi identifikuar pikërisht për veshjen e tij.

Duket se Braçe është ndër politikanët që më së shumti ka ftohtë. Sapo temperaturat kanë rënë, Braçe menjëherë ka nxjerrë “artilerinë e rëndë”. Si e shikojmë edhe në fotot e paparacit tonë, ai ka zgjedhur një xhup të trashë e të gjatë si dhe shall për të qenë edhe më ngrohtë. Të gjithë pamjen ai e kishte kombinuar me atlete, duke u renditur tek politikanët që tashmë ka hequr dorë nga formaliteti i kostumit.

Por duket se kjo është një pamje e përsëritur për deputetin e Fierit. Thuajse në çdo seancë plenare, ai zgjedh të njëjtin xhup, madje edhe të njëjtin shall. Nuk e dimë nëse kjo zgjedhje e tij është prej prakticitetit, apo realisht ky është i vetmi xhup që Braçe ka dhe si duket edhe i duhuri për këto ditë të ftohta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al