7 Nëntor, 2017

FOTO/ Ku ndodhet pas arrestimit princi miliarder që vizitoi Shqipërinë, si u zbulua vendi


11 princat sauditë, ministra e zyrtarë të lartë, mes tyre princi miliarder që vizitoi Shqipërinë në muajin gusht dhe u takua me kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm, Bushati, janë fotografuar të shtrirë për “një sy gjumë” në dyshemenë e burgut “luksoz” me 5 yje, në pritje të fatit të tyre pas arrestimit për spastrimin më të madh anti-korrupsion në historinë moderne të mbretërisë.

Një foto e shkrepur ekskluzivisht nga “Daily Mail” tregon momentin kur të gjithë të akuzuarit janë mbledhur së bashku në hotelin Carlton në Riad, kryeqytetin saudit, brenda në një nga dhomat e saj të luksoze, të mbështjellë me batanije dhe duke fjetur mbi dyshekë të hollë.

Foto e publikuar nga Daily Mail
Foto e publikuar nga Daily Mail

Burimet saudite thonë se në mesin e atyre që janë fotografuar janë investitori miliarder Prince Al-Waleed bin Talal, i cili është nip i mbretit, me një pasuri prej rreth 18 miliard dollarë dhe zotëron aksione në Twitter, Lyft dhe Citigroup.

Kujtojmë se pikërisht ky ishte sheiku miliarder që zbarkoi në gusht të këtij viti me jahtin e tij luksoz në Durrës dhe u prit në takim nga Rama dhe Bushati. Ndërkohë që në vizitën me protokoll u prit gjatë kohës kur Fatos Nano ishte kryeministër.

Fotografia u zbulua pasi Presidenti Trump, i cili shkroi se mbështet urdhrin për arrestimet masive, ku u përfshi edhe princi i kurorës Mohammed bin Salman, trashëgimtar 32-vjeçar i frikshëm ambicioz i fronit.

Donald Trump ne takim me Princ Mohammed bin Salman
Donald Trump ne takim me Princ Mohammed bin Salman

Në dy postime në Twitter të shkruara gjatë përgatitjes për të lënë Japoninë për Korenë e Jugut në një turne të gjatë aziatike, ai tha:

“Kam besim të madh tek Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, ata e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë … Disa prej atyre që po trajtojnë ashpër kanë qenë “zhvatësit” e vendit të tyre për vite!”

Fotografia e princave mbi dyshekët e zhveshur tregon “mposhtjen” e tyre, edhe pse Daily Mail shkruan se nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar pretendimet e tyre, por pohon se të arrestuarit që po mbahen në Ritz Carlton, kanë pasur mundësi të qarkullojnë lehtësisht.

Pas arrestimit ata janë mbyllur në hotelin me pesë yje, ndërsa po vazhdon hetimi për akuzat që rëndojnë mbi ta. /Përktheu dhe përshtati Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al