22 Qershor, 2023

FOTO/ Erjona Sulejmani: Jam tifoze e Interit, ëndërroj Itali-Shqipëri në finalen e Europianit


Ambicioze dhe modeste, punëtore dhe ëndërrimtare. Modelja shqiptare, Erjona Sulejmani, shumë e njohur në rrjetet sociale dhe e njohur ndryshe si ish-bashkëshortja e Blerim Xhemajlit, gjatë intervistës ekskluzive në redaksinë e “DerbyDerbyDerby”, ka prekur tema të ndryshme, nga ëndrra e fshehtë e deri te dashuria për Shqipërinë dhe Italinë, nga tifozëria për Interin te rrjetet sociale…

erjona-sulejmani

Erjona, le ta nisim nga origjina juaj. Sa e lidhur jeni me vendin tuaj, Shqipërinë?Pas bëmave në “Euro 2016”, a keni besim në kualifikimin e Kombëtares së drejtuar nga Silvinjo për Europianin e ardhshëm në Gjermani?
Kam dy kombe në zemër, Shqipërinë dhe Italinë. Ëndrra ime do të ishte t’i shihja të dyja në finale. Unë i besoj më shumë Italisë për fitoren përfundimtare. Edhe pse duhet të pranoj që Shqipëria po bën progres vitet e fundit, unë jam shumë e lumtur.

 A jeni tifoze e Interit, sa krenare jeni për sezonin që sapo përfundoi?
“Pazza Inter Amala!” Kjo fjali thotë çdo gjë për ata që mbështesin Interin si unë që fëmijë! Isha shumë e emocionuar për finalen. Pavarësisht rezultatit në Stamboll, unë them gjithmonë “Forza Inter!”

Çfarë projektesh keni në proces? Jeni gjithmonë aktive në sektorin e modës dhe imobiliareve?
Po, kam punuar që në adoleshencë dhe do të vazhdoj në këtë rrugë sepse jetoj me stimuj. Puna ime më bën të ndihem e kënaqur dhe e plotësuar.

Në të ardhmen, do të dëshironit të prezantoni apo të jeni mysafire në ndonjë program sportiv apo program tjetër televiziv në Itali?
Ndër të gjitha propozimet që kam marrë vitet e fundit dhe që vijojnë të mbërrijnë, mungon ai që mund të jem pjesë e një programi televiziv si prezantuese. Kjo do të ishte një ëndërr në sirtar! Të shohim nëse do të bëhet realitet. Jeni shumë aktive në rrjetet sociale.

Kushdo që ju ndjek është i çmendur pas jush. Sa kënaqësi është për ju që keni kaq shumë ndjekës?
Kam një marrëdhënie të mrekullueshme me ndjekësit e mi, sepse ata e kanë kuptuar në mënyrë perfekte se kush jam. Komplimentet vijnë kryesisht për të qenit femër dhe jo vetëm për format fizike. Kjo e bën të qartë se ata që më ndjekin nuk ndalen vetëm te pamja. Unë jam shumë e kënaqur me këtë aspekt sepse nuk është raporti standard klasik, por shkon më tej.

ERJONA SULEJMANI 5 ERJONA SULEJMANI 4 ERJONA SULEJMANI 1 ERJONA SULEJMANI erjona-sulejmani2 erjona-sulejmani erjona sulejmani blerim xhemaili erjona sulejmani3 Erjona Sulejmani hot erjona sulejmani erjona sulejmani Erjona Sulejmani2 Erjona Sulejmani ERJONA SULEJMANI 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al