23 Qershor, 2022

Fifi bën gjestin e veçantë për Adisin “live” në koncert (VIDEO)


Filloreta Raçi ose e njohur si Fifi dhe Adis Patushi prej kohësh tashmë po jetojnë romancën e tyre në sytë e publikut.

Që në fillim të lidhjes çifti nuk është kujdesur t’i fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja ka performuar në një nga klubet e Tiranës, ku sigurisht është shoqëruar nga partneri. Në një moment gjatë performancës së saj, Fifi është kthyer nga Adisi i cili ndodhej pas shpinës së këngëtares. Në videon e siguruar, shifet Fifi që i puth dorën të dashurit të saj. Pas këtij gjesti, të pranishmit e kanë brohuritur këngëtaren.

Ju kujtojmë që pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Në rrjetet sociale, çifti na le të kuptojmë se janë më të dashuruar se kurrë, duke qëndruar së bashku 24 orë në ditë.

Fifi dhe Adis Patushi e çojnë lidhjen në një tjetër nivel - SHQIP.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al