25 Tetor, 2017

Fast and Furios/ Vajza e Paul Walker fiton gjyqin ndaj kompanisë së makinave


 

Kanë kaluar gati katër vjet qëkur aktori i njohur Paul Walker ndërroi jetë në një aksident automobilistik si pasagjer në një Porsche Carrera GT me shpejtësi të lartë. Vajza 18-vjeçare e aktorit, Meadow, së cilës i mungon shumë i ati, ka arritur të mbyllë një kapitull të rëndësishëm. Është zgjidhur përfundimisht padia e saj e gabuar kundër kompanisë gjermane të makinave Porsche. Në dokumenta deklarohet se të dyja palët kanë arritur në një zgjidhje, e është shkarkuar padia.

 

Meadow dhe avokatët pretendonin se Porsche Carrera kishte mungesë të sigurisë apo të parandalimit të aksidentit dhe minimumi Walker duhet të kishte mbijetuar. E në të vërtetë, kompania kishte dështuar në instalimin e sistemit elektronik të kontrollit të qëndrueshmërisë në automjete të këtij lloji.

Shoferi i Walker, Rogeri Rodas mendohet se ka tejkaluar me shpejtësinë e më pas ka humbur kontrollin. Në padi thuhej edhe se rripi i sigurimit të Paul ka qenë i dëmtuar, ndaj ai nuk ka mundur të lëvizë prej makinës e është djegur i gjallë.

Si përfundim, avokati i Meadow, Jeff Milam u shpreh se Porsche është një makinë e rrezikshme për rrugët. Meadow fitoi shumën prej 10.1 milionë $ nga Rodas gjallë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al