2 Shtator, 2019

Fansat i kërkojnë foto bashkë me Eduartin, ja si u përgjigjet Arbana Osmani


Prej kohësh duket se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë konfirmuar zërat se ata janë në një romancë, nëpërmjet fotove të përbashkëta.

Madje ata para pak kohësh ishin edhe me pushime së bashku, por nuk postuan asnjë foto ku shfaqeshin të dy së bashku.

Tani moderatorja e dashur për publikun shqiptar dhe regjisori i njohur duket se kanë nisur pushime të tjera bashkë. Nga postimet në “Instagram”, kanë zbuluar se ndodhen në Itali, ku po shijojnë natyrën e bukur malore.

Teksa kanë bërë postime të ndryshme në rrjetet sociale, fansat i kërkojnë Arbanës që të ndajnë me ta foto ku janë të dy.

“Po nxirreni dhe një foto bashkë me Eduartin”, i shkruan komentuesja në një foto moderatores, ndërkohë që Arbana ia kthen: “I kemi për vete!”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al