9 Maj, 2022

Eurovision 2022: Si konkursi i këngës po bashkon sërish të gjithë Evropën


Pas dy vitesh kufizime për shkak të pandemisë Covid-19, Eurovision po rikthehet përsëri me spektakël në Torino, duke bërë bashkë shumë artistë të njohur të Evropës. 

 

Në një koncert të mbajtur në Londër, turma brohorasin njëzëri “Mahmood! Mahmood! Mahmood!” ndërsa ylli italian po jep nshfaqjen e parafundit të turneut të tij evropian, përpara se të niset për të performuar në skenën e Eurovizion këtë javë.

“E prisja shumë këtë moment. Gjëja më e mirë e kësaj pune – shkrimi dhe kompozimi i muzikës – është rezultati përfundimtar. Rezultati përfundimtar është koncerti sepse ju merrni energji nga njerëzit që dëgjojnë muzikën tuaj”, tha 29-vjeçari për Radio 1 Newsbeat.

Ashtu si të gjithë këngëtarët, pandemia e detyroi Mahmood të shtynte turneun e tij, çfarë do të thotë se ai nuk mundi të shijonte suksesin global që pati hiti i tij Soldi pasi u rendit dyti në Eurovizionin e 2019-ës.

Me më shumë se 200 milionë transmetime në Spotify, (dhe afërsisht e njëjta gjë në YouTube), Soldi ndryshoi jetën e tij dhe i ndërtoi atij një bazë të dedikuar fansash. Pasi grupi rok Måneskin fitoi Eurovisionin për Italinë vitin e kaluar, konkursi i këngës po mbahet këtë vit në Torino ku Mahmood do të marrë pjesë edhe një herë, duke interpretuar baladën Brividi në duet me 19-vjeçarin Blanco.

Brividi është kënga e preferuar dhe më e transmetuar e pjesëmarrësve të këtij viti, por ishte Blanco ai që sugjeroi që ajo të paraqitej si pretendente në një shfaqje televizive italiane që vendos për pjesëmarrjen në Eurovision.

“Eurovizioni i parë që pa ishte në vitin 2019 me mua duke kënduar Soldi. Ai është shumë i lumtur që e bën këtë dhe ne jemi të emocionuar sepse është një mundësi e madhe për t’ua treguar muzikën tonë shumë njerëzve”, tregon Mahmood.

Përveç kthimit të Mahmood, lehtësimi i kufizimeve në të gjithë Evropën ka bërë që ngjarjet shumë të dashura në prag të Eurovizionit të mbahen për fansat për herë të parë në tre vjet.

Në fillim të prillit, 22-vjeçari Aaran shkoi në festën e Eurovizionit të Londrës me miqtë që i kishte bërë të cilët i takoi pas një kohe të gjatë.

“Ne jemi kaq larg nga njëri-tjetri për shumicën e vitit. Ishte shumë bukur t’i shihja ata pas një kohe të gjatë që i pashë vetëm në internet “ thotë ai për Newsbeat.

Aaran aktualisht është duke rishikuar provat dhe performancat ndërsa bën shaka se konkursi në maj nuk është i mirë për të pasi ndonjëherë shpërqendrohet duke parë gjithë ditën pamjet e provave.

Për të gjithmonë në çdo moment të ditës flitet për Euovisionin, në çdo rrjet social ku ai është aktiv.

“Një ditë pasi u bashkova në Twitter, u shtova në një bisedë në grup dhe papritmas kishte kaq shumë njerëz me të cilët as nuk e kuptoja se mund të flisja dhe ishte një moment i vërtetë si: ‘Oh, zot, nuk jam vetëm”, tregon ai.

Për artistë si Cornelia Jakobs, të luash për fansat në të gjithë Evropën është një shije e asaj se si do të jetë Torino ku rreth 200 milionë shikues në mbarë botën do të të ndjekin.

Pavarësisht sugjerimeve të forta se ajo mund të arrijë rekordin e Irlandës prej shtatë fitoresh për Suedinë me këngën e saj Hold Me Closer, 30-vjeçarja thotë se nuk po ndjen presionin e krahasimit me superyjet si Robyn apo Pink për shkak të ekipit rreth saj.

“Është çmenduri se sa punë është për një performancë tre minutëshe, me javë dhe madje muaj pas saj. Ndihem e emocionuar që kam nderin të përfaqësoj Suedinë dhe ndonjëherë mendoj: “Pse nuk jam më nervoz për këtë?”, tha ajo për Newsbeat.

Disa artistë dhe vende e marrin konkurrencën më seriozisht se të tjerët duke punuar me ekipet e tyre për t’i ndihmuar ata të japin një performancë që do të mbahet mend dhe që është vendimtare për të marrë vota.
Chanel, përfaqësuesja e Spanjës po bashkëpunon me një nga koreografët më të kërkuar në botë, Kyle Hanagami, i cili ka punuar me Jennifer Lopez, Blackpink dhe Ariana Grande.

“Ai më kërkoi mua. Ai më pa duke kërcyer në Instagram dhe më kërkoi të koreografojë SloMo “ thotë ajo për Newsbeat.

Vetë Chanel ka qenë në prapaskenë, në evente të ndryshme, duke u takuar edhe me artistë të tjerë – diçka që nuk mund të ndodhte vitin e kaluar për shkak të kufizimeve – dhe duke mësuar rutinat e tyre.

Por është në atë skenë që ajo shpreson të nisë karrierën e saj ndërkombëtarisht, në mënyrë të ngjashme me fituesit e vitit të kaluar Måneskin, të cilët që atëherë janë bërë globalë.

Performanca e saj është bërë shumë e njohur në rrjetet sociale dhe një fragment kërcimi është imituar nga gati 1 milion përdorues të TikTok që bëjnë #slomochanelchallenge.

Por është Mbretëria e Bashkuar ajo që po dërgon një nga muzikantët më të ndjekur të TikTok , Sam Ryder, i cili është nga Maldon.

Pas dy vitesh radhazi që ishte në vendin e fundit (Mbretëria e Bashkuar nuk mori asnjë pikë në 2021), ka pasur një ndryshim të madh dhe disa fansa besojnë se MB mund të ngerihet në vendin e parë.

Konkurrentët e tjerë i kanë referuar Sam gjatë intervistave, duke e njohur atë nga postimi i kopertinave në internet dhe duke komplotuar se si do të bëjnë një selfie.

“Jam plotësisht mirënjohës që njerëzit në konkurs janë të entuziazmuar që më kanë edhe mua. Jam tepër i emocionuar për të bërë disa miq, për të biseduar me muzikë dhe thjesht për të marrë çdo moment të kësaj gjëje të bukur dhe të egër”, thotë ai për Newsbeat ndërsa po niset për të takuar disa prej artistëve për herë të parë.

Për shumë njerëz do të lindë pyetja ‘a mund ta bëjmë?’, duke mos besuar se është e mundur, por sapo shikuesit të shohin performancën e Norvegjisë, ata do të kenë gjithashtu një pyetje tjetër: ‘Kush qëndron pas maskës?’

Intervistimi i Subwoolfer është i vështirë pasi këngëtarët e maskuar bëjnë gjeste me sinjale dore ndërsa një pjesëtar i rrethit të tyre qëndron pranë tyre dhe përpiqet të përkthejë për gazetarët.

Por fansat kanë grumbulluar të dhëna dhe, bazuar në një theks të qartë britanik në skenë dhe disa mbishkrime të fshehta në Instagram, ka një të dyshuar të njohur për disa.

Bëhet fjalë për Ben Adams i cili që nga fillimi i viteve ’00 A1 jeton në Norvegji dhe ka munguar në disa koncerte të fundit me grupin. Subwoolfer pritet të jetë mirë me votën e publikut – që llogaritet për gjysmën e rezultateve – me një nga performancat më të paharrueshme në konkurs.

Por publiku pritet gjithashtu të votojë në një numër të lartë për Ukrainën, me shanse të favorshme për të fituar sërish, gjashtë vjet pas triumfit të fundit të vendit. Ukraina pati një fillim të ndërlikuar të Eurovizionit në shkurt me konkurrentin e saj origjinal që u tërhoq ndërsa po hetohej për vizitën që kishte bërë në Krime, një zonë që Rusia mori kontrollin në 2014.

Muajin pasues Ukraina u pushtua dhe organizatorët e konkursit të këngës – me mbështetjen e transmetuesve pjesëmarrës nga i gjithë kontinenti – ndaluan Rusinë të merrte pjesë dhe Kalush Orkestra u bë e preferuara e basteve.

“Ne ishim në vendin e pestë edhe para fillimit të luftës, gjë që dëshmon se evropianët e pëlqejnë muzikën tonë. Stefania u shkrua dhe iu kushtua nënës sime, por kur filloi lufta ajo mori kuptime të reja sepse shumë njerëz filluan ta shohin Ukrainën si nënën e tyre.” thotë frontmeni Oleh Psiuk për Newsbeat.

Pritet të jetë mirë me publikun, por nuk është e garantuar të jetë kënga më e mirë e votuar nga juritë kombëtare, të cilat përbëjnë gjysmën e votave dhe pranojnë të votojnë në mënyrë të pavarur.

Nëse ata fitojnë, fitorja do të jetë “e hidhur”, pasi ka shumë pak gjasa që Ukraina do të jetë e sigurt për të pritur konkursin e këngës vitin e ardhshëm.

Megjithatë, rikthimi këtë vit, për herë të parë që nga viti 2019, është atmosfera e festës që Eurovision sjell në një qytet me artistë, gazetarë dhe fansa të aftë për t’u përzier së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al