29 Mars, 2023

“Është kafshë, njeri i keq”/ Luizi e injoron, Olta shpërthen e revoltuar ndaj sjelljes së këngëtarit (Video)


Oltës duket se nuk i del inati me sjelljen e Luizit. Aktorja ka treguar shqetësimin e saj teksa bisedonte me Qetsorin.

Prej ditësh Luizi ka zgjedhur  ta “injorojë” duke mos i folur ose duke i kthyer përgjigje ashpër.

Olta është shprehur e indinjuar nga sjellja e tij karshi saj, duke e quajtur “kafshë” dhe “njeri të keq”.

Sipas saj këngëtari nuk ka logjikë njerëzore por bën thjesht strategji.

Ndër të tjera Olta shtoi se të gjithë banorët e kanë frikë, por ajo jo. Sipas saj është Luizi ai që ka frikë nga pyetjet që ajo i bën dhe zgjedh të shmanget e mos t’i flasi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al