25 Nëntor, 2022

Emrat më të kërkuar në “Google” për vitin 2022, ja cili është personazhi që zë vendin e parë


Një ndër ngjarjet që bëri shumë bujë këtë vit ishte gjyqi për shpifje i Johhny Depp dhe Amber Heard pasi ajo e quajti veten të mbijetuar ndaj abuzimit në familje në një artikull të Ëashington Post të vitit 2018.

Me një mesatare prej 5.6 milionë kërkimesh në muaj në SHBA, 36-vjeçarja zuri vendin e parë në listën e personazheve më të kërkuar në google të vitit 2022, sipas CelebTattler. Faqja e internetit analizoi pikat e të dhënave nga tendencat e kërkimit në Google në vitin 2022 dhe gjurmoi mbi 150 personazhe të famshëm.  Depp, ishte i dyti në këtë listë me 5.5 milionë kërkime në muaj.

“Ky vit sigurisht që nuk ka munguar kur bëhet fjalë për lajmet e të famshmëve, qoftë Elon Musk duke marrë përsipër Tëitterin apo dramën “Don’t Worry Darling” në prapaskenë”, tha një zëdhënës i CelebTattler për New York Post.

Pas vdekjes, Mbretëresha Elizabeth II u rendit e treta në listë dhe kishte 4.3 milionë kërkime në Google në muaj.

Futbollisti Tom Brady u rendit i katërti në listë me 4.06 milionë kërkime.

Kim Kardashian dhe Pete Davidson u renditën në vendin e pestë dhe të gjashtë në listë. 3.4 milionë kërkime në muaj janë bërë në Google për themeluesen e SKIMS, e cila ngjalli polemika duke marrë pjesë në Met Gala me fustanin origjinal të Marilyn Monroe. Nga ana tjetër, Pete Davidson grumbulloi mesatarisht 3.2 milionë kërkime në muaj.

CEO i ri i Twitter, Elon Musk, i cili ka qenë shumë i përfolur gjatë muajve të fundit, u rendit i shtati në listë. Ai kishte 3.19 milionë kërkime në Google në muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al