3 Shkurt, 2023

Elvana Gjata feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ‘diva e muzikës shqiptare’


Këngëtarja e njohur Elvana Gjata feston ditën e sotme përvjetorin e saj të lindjes.

Artistja feston 36-vjetorin e lindjes.

Në Instagramin e saj, Elvana ka shpërndarë në InstaStory urimet e bëra nga miq e familjarë të cilët nuk gjenden pranë saj në këtë ditë të veçantë.

Kujtojmë se këngëtarja është një ndër artistet më të suksesshme në estradën shqiptare ku numëron plot dhjetëra hite me miliona klikime në “Youtube”, madje e cilësuar dhe si ‘Diva e skenës shqiptare’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al