26 Maj, 2020

Edhe ‘superheronjtë’ vuajnë nga ankthi, aktori i famshëm tregon si sulmet e panikut pothuajse i dhanë fund karrierës së tij


Edhe ‘superheronjtë’ vuajnë nga ankthi. Aktori i famshëm i “Captain America” tregoi se refuzoi disa herë rolin për shkak të sulmeve të panikut.

“Papritmas hobi juaj bëhet puna juaj,”- tha 38 vjeçari. “Dhe ankthi vjen së bashku me të.”

Aktori shqetësohej se roli i tij në film do të bënte që ankthi i tij të rritej.

Gjithashtu ai kishte frikë nga reagimet e njerëzve në mediat sociale në lidhje me mënyrën sesi Chris do të aktronte.

Ankthi atij i filloi në vitin 2010 ndërsa po xhironte filmin “Puncture”.

“Ishte hera e parë që nisa të kem sulme paniku gjatë xhirimeve,”– tha Evans, duke shtuar se nuk ishte i sigurt nëse aktrimi ishte gjëja e duhur për të.

Por pavarësisht kundërshtimeve të tij të përsëritura, Marvel i ofroi rolin e superheroit, të cilin Evan më në fund e pranoi.

Ai ndryshoi mendim pasi u këshillua me një terapist dhe miq të tij të cilët i thanë të mos merrte vendime bazuar në frikë.

“Ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë,”– shtoi aktori.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al