1 Shtator, 2021

E pazakontë/ 33-vjeçari gëlltit telefonin celular, mjekët në Kosovë arrijnë ta nxjerrin përmes…


Një histori e pazakontë ajo e një 33 vjeçari në Kosovë, i cili kisht gëlltitur telefonin dhe iu nënshtrua një ndërhyrje për ta nxjerrë atë.

1-280-780x439

Mediat kosovare shkruajnë se mjekët kanë arritur t’ia largojnë telefonin e ndarë në tri pjesë, me rrugë endoskopike.

Rastin e ka bërë të ditur mjeku gastrolog Skender Telaku, përmes një postimi në Facebook.

“NXJERRJA E TELEFONIT NGA STOMAKU

Mashkulli 33 vjeç para 4 ditësh kishte përbirë një telefon të vogël. Me rrugë endoskopike, pra pa e prerë lukthin, nxorëm telefonin e ndarë në tri pjese. Pa komplikime”, shkruan Telaku. /Telegrafi/

mjeku tel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al