3 Shkurt, 2023

E ka shprehur publikisht se e ka ‘idhull’, Sali Berisha uron Luiz Ejllin për dasmën me Kiara Titon në “BBV”: Të trashëgoheni!


Ish- kryeministri Sali Berisha ka uruar publikisht Luiz Ejlli për zyrtarizimin e lidhjes së tij me Kiara Titon në “Big Brother VIP”.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se ishte më e lehtë të puthte Luizi Kiarën se të takohen Berisha me Alibeajn.

Gjatë këtij momenti, ish-kryeministri ‘shfrytëzoi’ rastin për të uruar çiftin për konsolidimin e marrëdhënies së tyre. Prej disa ditësh në rrjet kanë qarkulluar fjalë se Berisha ka shkruar një letër për këngëtarin por ai mohoi ta ketë bërë këtë gjë.

Pjesë nga biseda në studio:

 

Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi dhe Kiara se sa takoheni ju dhe Alibeaj

 

Sali Berisha: Të trashëgohen njëherë dhe jetë të lumtur çiftit.

 

Lorenc Vangjeli: I ke shkruar një letër Luizit?

 

Sali Berisha: Jo nuk i kam shkruar një letër sepse secili ka diellin e vet. Urimi për martesën është gjëja më normale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al