5 Tetor, 2022

E guximshme dhe me klas- Veshjet më të bukura të Rita Orës ndër vite


Rita Ora ka bërë një emër në botë jo vetëm si një këngëtare e jashtëzakonshme, një autore këngësh e talentuar dhe një person vërtet i këndshëm – ajo është gjithashtu e njohur për zgjedhjet e saj të modës. Duke vendosur ekuilibrin e duhur mes guximit dhe klasit, Rita duket gjithmonë sensacionale çfarëdo që vesh.


LEXO EDHE: Rita Ora rikthehet në Tiranë, ne rikthehemi te momentet më të bujshme të karrierës dhe jetës së saj personale


Ne kemi hedhur një vështrim prapa në zgjedhjet e saj më elegante të modës ndër vite – si dhe disa nga veshjet e saj më unike. Hidhini një sy transformimit të stlit të Ritës…

Në festën e Oscars (2015)- Rita shfaqet në festën e Oscars Vanity Fair
Billboard Music Awards (2015)- Një tjetër veshje e guximshme e veshur nga Rita
Bambi Awards(2015)- Një veshje WOW nga Rita në Berlin
Aeroporti JFK (2015) – Rita madje duket e mahnitshme edhe kur është në udhëtim. Duke u dukur me stil, këngëtarja sapo ka mbërritur në aeroportin JFK në vitin 2015.
Met Gala (2016)- Duke u ngjitur në tapetin e kuq në Met Gala në vitin 2016, Rita duket përrallore me këtë fustan me pupla.
Glastonbury (2016)- Rita dëshmon se nuk duhet të vishet me veshje madhështore për t’u dukur bukur.
MTV Video Music Awards (2016)- Përsëri në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards, Rita vesh një veshje të zezë dhe të kuqe të shoqëruar me taka me platforma të guximshme të larta.
“Variety Power of Young Hollywood në Los Angeles (2017)”- Rita Ora merr pjesë në Variety Power of Young Hollywood në Los Angeles në gusht 2017 me një tjetër veshje mahnitëse me pantallona të zeza me shkëlqim.
Festivali i Filmit në Kanë (2017)- Në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, Rita u shfaq me një fustan të mrekullueshëm të bardhë.
Premiera e Fifty Shades Darker në L.A (2017)- Veshje fantastike në premierën Fifty Shades Darker në LA në 2017.
Teen Choice Awards (2017)- Pse mos të shfaqesh me kostum boiler portokalli gjatë performancës në Teen Choice Awards
BRIT 2017- Rita duket e mahnitshme me këtë fustan të tejdukshëm me teja.
BRIT Awards (2018)- Rita me një super fustan vluminoz në BRIT Awards 2018.
Java e Modës në Berlin (2019)- Rita veshi një fustan metalik për lançimin e koleksionit të saj me Thomas Sabo në korrik 2019.
Shfaqja e modës Miu Miu (2020)- Rita Ora del në pistën e Javës së Modës në Paris në Mars 2020, duke u dukur e mrekullueshme në shfaqjen e modës Miu Miu.
MTV European Music Awards 2021 – Rita Ora shfaqet me një fustan të zi mahnitës me një bisht të gjatë 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al