Shpat Kasapi së bashku me të ëmën ishin të ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, ku treguan se si po e kalojnë këtë periudhë të izolimit.
Por në një moment, e ëma e këngëtarit e futi atë në siklet të madh, kur publikisht i kërkoi të gjejë një nuse.
“Kam një dëshirë, që Shpati vitet e ardhshme të dalë në emisionet tuaja me një nuse, dëshiroj një nuse”, tha nëna e Shpatit.
Ndërsa këngëtari në siklet u përgjigj duke thënë: “Shohim, nuk kemi diçka konkrete”.
Kujtojmë se edhe në urimet e bëra nga kolegët e tij për 35- vjetorin, edhe Gena kishte kërkuar të njëjtën gjë nga Shpati. Shpati historinë më të rëndësishme të dashurisë ka pasur atë me Afërdita Dreshajn, me të cilën kanë qenë të fejuar.
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al