16 Shtator, 2017

Dy divat e muzikës sëmuren rëndë, mesazhet e tyre pas shtrimit në spital janë rrëqethëse


gaga-gomez-2000Disa ditë më parë u bë publik rasti i këngëtares së njohur Selena Gomez, e cila është detyruar t’i nënshtrohet një transplanti në veshka pasi sëmundja nga e cila vuan prej vitesh, lupusi, i kishte dëmtuar njërën prej tyre.5b826a90e229e13bccd1b9d3d84245ea

Ndërkohë një ditë më parë edhe diva tjetër, Lady Gaga anuloi koncertin në Brazil pasi u dërgua me urgjencë në spital pas dhimbjeve shumë të forta të trupit. Gaga vuan nga dhimbjet kronike të muskujve të të gjithë trupit, që vijnë si shkak i “Fibromyalgia”.23d112a190099926a0c473ef062d1e5b

Të dyja ato kanë njoftuar fansat e tyre për rastin e vështirë që janë duke kaluar, duke kërkuar mbështetje dhe dashurinë e tyre.

Selena i ka prekur të gjithë kur përmes një postimi të gjatë ka treguar se ka qenë mikja e saj më e mirë e cila ia ka dhuruar veshkën.

1-195

“Unë jam shumë e vetëdijshme që shumë nga fansat e mi e kishin vënë re se po bëja shumë pak koncerte, dhe se këtë verë kam qenë shumë pak aktive. Por unë kisha nevojë për një transplantim të veshkave për shkak të Lupus tim, e që fatmirësisht po shërohem. Shpresoj sinqerisht që të rikthehem tek ju, për të zëvëndësuar mungesën e bërë kohët e fundit. Deri atëherë dua të falënderoj publikisht familjen time dhe ekipin e pabesueshëm të mjekëve për gjithçka që kanë bërë për mua para dhe pas operacionit. Nuk gjej fjalë për të falenderuar miken time më të mirë Francis Raisa. Më dhuroi veshkën e saj. Jam shumë e bekuar. Të dua aq shumë sis. Shëndeti im po përmirësohet”, është shprehur ajo.

Ndërkohë Lady Gaga sërish përmes një postimi në rrjetet sociale u ka kërkuar ndjesë fansave të cilët e pritën në Rio për të performuar, duke u kërkuar ta mbështesin dhe ta kuptojnë në këto moment të vështirë që po kalon.d16cdc4f431524c9a42d0d7dfab68289

“Brazil, jam e shkatërruar që nuk mundem të jem mirë mjaftueshëm për koncertin në Rio. Do bëja gjithçka për ju, por tani më duhet të kujdesem për trupin tim. Ju premtoj se do rikthehem së shpejti..  Më vjen shumë keq, ju dua. Unë nisa menjëherë në spital, pasi nuk kishte të bënte me lodhjen, por dhimbjet e mia janë shumë të forta. Jam në duart e sigurta të mjekëve më të mirë”, ka shkruar ajo./Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al