4 Maj, 2023

Dua Lipa dhe Donatella Versace në bashkëpunim për dizajnimin e koleksionit më të ri për femra


Njihet na në publik i gjerë si yll i muzikës pop, por Dua Lipa gjithashtu është bërë një figurë me ndikim të madh në fushën e modës. Lajm i ri është se tani 27-vjeçarja po provon dorën e saj në dizajn.

Të enjten, Versace njoftoi se Dua Lipa  është duke bashkë-dizajnuar një koleksion të lartë veror me Donatella Versace , të titulluar “La Vacanza” (që nga italishtja do të thotë “pushimet”).

Në një deklaratë për mediat  fituesja e “Grammy” tha se ajo dhe Donatella “kanë krijuar një lidhje kaq të fortë gjatë viteve” dhe se marka e ka mbështetur atë “që nga fillimi i karrierës sime”.

“Lajmi ka dalë! Jemi të entuziazmuar të prezantojmë koleksionin e femrave Versace “La Vacanza”, të cilin e kemi bashkë-dizajnuar. Koleksionin do ta shfaqim të martën më 23 maj në Kanë, Francë. Mezi presim t’ju tregojmë se çfarë kemi krijuar”, thuhej në postimin në Instagram.  

Në foton e publikuar Dua dhe Donatella shihen përkrah njëra-tjetrës ndërsa artistja shkëlqen me një fustan me prerje tek shpinë, aksesor dhe flokët e lidhura.

Sakaq autorja e “Levitating” mori vëmendje të madhe me paraqitjen në Met Gala e veshur me një fustan balloje me ngjyrë të bardhë nga “Chanel” dhe dukej si princeshë.

Gjithashtu ajo çfarë u vu re nga syri i njerëzve të modës ishte edhe gjerdani 100 karatësh të “Tiffany & Co” q137 Sua kishte vendosur.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al