1 Dhjetor, 2023

Drake e përmendi në këngën e tij më të re, kush është vajza shqiptare që i theu zemrën reperit të njohur?


Këngëtari me famë botërore Drake pasi u shfaq me një zhaketë të kuqe me famurin shqiptar në shpinë në ditën e Çlirimit të Shqipërisë, në videoklipin e këngës së tij të re, “Polar Opposites” është  bërë kryefjala e medias rozë ne vendin tonë.

Mirëpo në një paragraf të këngës të cilën ai zgjodhi që ta publikojë në një ditë kaq të rëndësishme për popullin shqiptar, Drake përmend emrin e një vajze që quhet Mariana për të cilën thotë se ia ka thyer besimin.

“Mariana, ti më theve besimin. Pse duhet të dëgjosh propagandën? Ne sapo thyem akullin, dhe tani ne të dy po largohemi. U tregova i sjellshëm, nuk e kuptoj, duhet ta lini motrën të jetë zëri i arsyes, ose është teksti juaj që po e lexoj gabim, ose janë thjesht veprimet e tua mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, e di vetëm se tensioni po rritet…”– thuhet në këngën e artistit.

Megjithatë mediat e huaja menjëherë pas kësaj kanë nisur hulumtimet për të zbuluar se kush është vajza që i theu zemrën këngëtarit, dhe sipas tyre Mariana  është shqiptare.

Fansat kanë zbuluar edhe Instagram-in e saj, publik deri pak orë më parë dhe tashmë privat, me emrin “Marjana.Mariana”, teksa vajzat mendohet se është modele dhe influencere e njohur dhe që në të kaluarën Drake është parë t’i komentojë shpesh në postimet e tij, por tashmë mesa duket dyshja nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al