3 Shkurt, 2023

“Do ta bëj lojën më drithëruese”/ ‘Maestro’ ka një surprizë për banorët në “BBVIP”, ja çfarë po planifikon ai


Që prej nisjes së “Big Bbrother VIP 2”, banorët e shtëpisë janë emrat më të komentuar nga publiku, kjo për lojën dhe strategjitë që gjithsecili po bën për të fituar çmimin e madh.

Armaldo Kllogjeri, ose siç e thërrasin ndryshe ‘Maestro’ është një nga protagonistët e spektaklit, ku duket se ka një surprizë për banorët e tjerë gjatë ‘Prime’-t të së shtunës.

Teksa bisedonte me Luizin, maestro u shpreh se ka vendosur ta bëjë lojën e tij më të fuqishme dhe se do ta ndryshojë totalisht.

“Do mbaj një qëndrim të shtunën që ta bëj lojën më të fuqishme. Ta bëj lojën më drithëruese, ta bëj lojën më kureshtare. Kupton çfarë po them. Këtë duhet ta bëj në prime. Edhe nëse do nominohem, prapë do ta them, do ta bëj”– tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al