17 Qershor, 2023

“Dëshira ishte e gjyshit, por prindërit nuk ishin dakord”/ Rrëmbeu kurorën e ‘Miss Universe”, Endi Demneri tregon sfidat e modelingut: Kaloj orë të tëra me sete fotografike, uroj që…


Endi Demneri e cila ‘rrëmbeu’ kurorën e “Miss Universe Albania” për këtë vit ka rrëfyer në “Jo Vetëm Modë” ka treguar mundin dhe sakrificën që i është dashur të kalojë.

Demneri tha se ka punuar me orë të tëra në sete fotografike, ku ka treguar një moment jo të këndshëm që i ka ndodhur gjatë xhirimeve ku prej lodhjes i ka rënë të fikët.

Moderatorja: Por edhe lodhesh njëkohësisht.

Endi Demneri: Është lodhje e paparë!

Mirë po ndonjë situatë problematike, që e kujton që të ka ndodhur gjatë xhirimeve?

Endi Demneri: Ooo më ka rënë njëherë të fikët!

Vërtet, po pse?

Endi Demneri: Kam qenë shumë e lodhur, nga ora 3 deri në 8 të darkës dhe unë kam një tip që unë nuk ankohem kurrë. Siç isha duke shtrënguar fustanin dhe yyppp…Po no, e mora veten më mbrapa, isha më e fortë se më përpara.

E pyetur se si i ndryshoi jeta e saj pasi u shpall miss, ku tregoi se tanimë njerëzit e njohin kudo që e shohin.

Endi Demneri: Realiteti im ka ndryshuar komplet, në çdo lloj drejtimi. Dal në rrugë dhe dëgjoj njerëz që thonë: Uuu Miss-i! Miss-i ka nisur si një dëshirë e gjyshit dhe gjyshes time, mora pjesë te “Miss Universe”, kam shkuar gati 3 muaj para kur ishin aplikimet. Kam qenë e para që kam aplikuar. Rrugëtimi im ka nisur si modele e tezes, “Frida, Xhoi & Xhei” që për mua është idhull. Prindërit s’kanë qenë dakord sepse më thonin se mund të japësh shumë më shumë nga vetja, përveç modelingut. Por, është një rrugë aq e bukur që e shijon aq shumë, e mëson aq shumë nga vetja, gjëra që unë nuk i dija.

Lidhur me planet e saj për karrierën si miss, Endi Demneri tha se do përpiqet shumë dhe t’i japë emër vendit tonë, ku shtoi se do t’i pëlqente të punonte edhe si influence.

“Po merrem me disa surpriza, Endi do bëjë disa gjëra të reja por kur të jetë momenti do ua them. Miss-in e mbarova si ëndërr, e përjetova. Shpresoj të dal e bukur atje, e dua me shpirt, po përpiqem çdo ditë. Bëj prova, çohem në 6, kam dietën ushqimore. Po përpiqem me të vërtetë shumë, që të bëj një diferencë, e t’i jap me të vërtetë emër këtij vendit tonë të vogël, po shumë të bukur. Influence po më pëlqen shumë sepse shijoj pjesën e veshjes së rrobës së re, prezantimit”, u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al