9 Maj, 2022

Çifti i aktorëve turk nisen për pushime para xhirimeve për serialin e ri, ja destinacioni që kanë zgjedhur


Aktorët, Neslihan Atagül dhe Kadir Dogulu janë një prej çifteve më të njohur të showbizit turk të cilët kanë edhe fansat e tyre shqiptarë.

Çifti janë njohur 9 vite më parë në xhirmiet e serialit “Fatih Harbiye”, ku kanë luajtur rolet protagoniste.

Pas shumë vitesh, tashmë çiftin Neslihan dhe Kadir do t’i shohim përsëri bashkë në një seri tjetër televizive. Seriali i quajtur “Gecenin Ucunda”, do t’i paraqesë aktorët si dy protagonistë kryesor të filmit. .

Para nisjes së xhirmieve, çifti Neslihan Atagül dhe Kadir Dogulu janë duke planifikuar të shkojnë në pushime dhe si destinacion kësaj here kanë zgjedhur Afrikën.

“Ne po mendojmë të bëjmë një tjetër pushim para xhirimeve të serialit. Shpresoj t’i kalojmë mirë pushimet. Ndoshta do të jetë në hemisferën jugore, këtë herë po mendojmë të shkojmë në Afrikë”, iu tha Dogulu gazetarëve.

Për filmin e ri pritet që ekipi të kompletohet dhe të nisë xhirimet në korrik. Neslihan Atagül u shfaq shumë e emocionuar për projektin.

Përsa i përket temës që trajtohet në këtë serial, detajet fshihen në librin ”Gecenin Ucunda”.  Vepra, të cilën Peride Celal e quan ”romani më i bukur romantik që kam shkruar ndonjëherë”, tregon historinë mbresëlënëse të Macide, e cila ia kthen shpinën dashurisë dhe përpiqet të krijojë një jetë të re për veten dhe fëmijën e saj në një botë mizore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al