15 Shtator, 2017

Çfarë po ndodh me Bitcoin , e ardhmja e ‘monedhës virtuale’


 

Vlera e Bitcoin dhe kriptovalutave tjera ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i muajit shtator.

Në muajin korrik të këtij viti, Bitcoin kishte arritur vlerën më të ulët të këtij viti në 1,800 USD si pasojë e procesit të quajtur SegWit ku si pasojë e këtij procesi kemi Bitcoin Cash. Pas këtij procesi, vlera e Bitcoin filloi të rritet shumë shpejt duke arritur majat në fund të muajit gusht me vlerën prej 5,000 USD, transmeton Express. Në të dyja rastet, kur kishte vlerë të ulët dhe pas rritjes kishte afektuar vlerën e të gjitha kriptovalutave në treg.

Rënia e vlerës së Bitcoin filloi pas njoftimit nga Banka Popullore e Kinës e cila shpalli të paligjshëm financimin përmes ICO-ve.

 

Pas kësaj ndalese, lajme të pakonfirmuara nga Kina njoftuan se qeveria Kineze do të mbyllë kursin e këmbimit të kriptovalutave. Ky lajm ndikoi në uljen e mëtutjeshme të vlerës së kriptovalutave.

Por, ka edhe zëra që përkrahin fuqishëm Bitcoin duke e parë një të ardhme të ndritshme për të dhe sipas kreut të kompanisë McAfee, John McAfee, vlera e Bitcoin do të arrinte 500,000 USD.

Ka zëra optimist dhe pesimist sa i përket të ardhmes së Bitcoin dhe kriptovalutave tjera, por këto masa shtrënguese mund të shihen si një tentativë për të vënë rregull nga qeveritë për të kontrolluar transaksionet me kriptovaluta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al