26 Shtator, 2017

Çfarë e ka mërzitur Orinda Hutën në Beograd …?


 

Orinda Huta është një prej personazheve më simpatikë të ekraneve shqiptare. Këngëtarja duket se vitet e fundit është përqendruar më shumë  në prezantim dhe kemi kohë pa e parë me projekte muzikore.

Megjithatë ajo është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat momente të ndryshme nga jeta e përditshme. Së fundmi Orinda ka treguar përmes disa imazheve të publikuara në InstaStory, se ka shkuar në Beograd për premierën e “Museum Solidarity”.

Ajo ka publikuar një fotografi të qytetit në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës e ka cilësuar kryeqytetin serb si të shëmtuar.

“…dhe pastaj duket kaq i shëmtuar”, shkruan në diçiturën e fotografisë. Nuk e dim se përsë këngëtarja ka këtë mendim për kryeqytetin serb,kjo është pasoja e diçkaje që nuk i ka pëlqyer atje. Ç’mund të jetë vallë…?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al